Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër P.R.(29) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh” dhe kundër D.T.(41) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ndihmë” e në lidhje me “falsifikim dokumentesh”, transmeton Almakos.
Me 04.02.2019 në Prilep, gjatë kontrollit të veturës “Nisan Primera”, duke u drejtuar nga i padituri i parë, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar dru për ngrohje për të cilat nuk ka pasur dokument adekuat. Pastaj është vërtetuar se targat e veturës janë të një veture tjetër, e cila ka qenë në pronësi të paditurit të dytë.