Nuk kanë fund informacionet që këtyre ditëve po i marrin mediet dhe kundërshtarët policor të qeverisë për atë se cili funksionar, kur dhe ku ka punësuar familjarët, shokët dhe dashnoret. Nga të gjitha informacionet që i kemi marr, ndoshta më interesante është lista e funksionarëve nga Ministria e punëve të brendshme, jo në MEPSO ose në ELEM, por pikërisht në MPB, shkruan Mkd, transmeton Almakos.
Tanët tek tonët. Për momentin mbisundojnë emrat e ish ministrave, drejtorëve dhe shefave të MPB-së.
Për një pjesë të këtyre informacioneve redaksia e mkd.mk mori vërtetim edhe nga MPB-ja, ndërsa për disa persona përgjigja nuk ishte as negative e as pozitive.
Gjatë kohës së sundimit të VMRO-DPMNE-së kur Mito Cavkov ishte i punësuar në DSK dhe u bë drejtor në BJB, e pastaj ministër i MPB-së.
Gjatë asaj kohe në MPB ka arritur që ta punësoje rejën D.Cavkova( tani Popovska), dhjetor 2012;
Gruaja e tij J.Cavkova është ngritur në detyrë në vitin 2007 dhe 2012 në Byronë për Siguri Publike në MPB;
B.Gligorova( kushërira e parë e J.C.) e punësuar në BSP, MBP;
D.Trendafilov ( kushëriri i parë i J.C.) i punësuar njashtu në BSP.
Drejtori i DSK, Lupco Andonovski, gjatë kohës kur ishte drejtor aty e ka punësuar djalin e tij I.Andonovski.
Silan Avramovski, kuadër me përvojë nga MPB-ja, i cili ka reputacion të mirë edhe në VMRO-DPMNE ( Në kohën e Sasho Mijalkovit ishte zëvendës drejtor i DSK), edhe në LSDM, gjatë kohës sa ishte zëvendës drejtor e punësoi vajzën e tij E.Avramovska, në qershor të vitit 2012,ndërsa mbesën I.Avramovska vitin e njëjtë u punësua në gjykata.
Arif Asani, si zëvendës drejtor i DSK-së, në DSK e punësoi nipin e tij A.Asani në qershor të vitit 2015.
Lupco Todorovski si drejtor i BSP në MPB e punësoi vajzën A.Todorovska, në tetor të vitit 2008.
Goran Grujevski si shef i Drejtorisë së Pestë në DSK, azilant aktual në Greqi i akuzuar në lëndët e PSP në lidhje me përgjimet, në DSK e punësoi gruan R.Grujevska, në tetor të vitit 2008.
Goran Nikolovski, drejtor aktual i DSK, atëherë ndihmës drejtor i DSK-së në kohën e Sasho Mijalkovit e punësoi gruan e tij T.Kumberaxhi.
Ilija Smilevski në mandatin kur ishte ndihmës drejtor në DSK e punësoi gruan, djalin dhe rejën.
Vesna Dorevska, si ndihmës ministër për punë juridike në MPB në vitin 2015 e punësoi djalin M.Dorevski në DSK, në tetor të vitit 2015.
Ajo që është interesante është se këto persona direkt janë përfshirë në procedurën e punësimit e të afërmve të tyre, ndërsa te një pjesë prej tyre janë edhe direkt shefa.
Por kjo nuk është e tëra.
Jordan Razmoski, si njëri prej shefave në MPB, ka arritur që pa konkurs ta punësoje vajzën Natasha në DSK.
Goran Radeski, shef i pushimores së MPB-së në Ohër ka ndikuar që gruaja e tij të punësohet në Policinë kufitare dhe disa muaj më vonë edhe vajzat në MPB dhe në DSK.
Dragan Petreski nga MPB-ja e punësoi gruan e tij Biljana në SPB pa e kryer komplet shkollën e mesme, ndërsa në atë periudhë vëllai Bllagoja ka fituar punë në HEC Gllobocica-EVN.
Luben Arnaudov, si drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Ohër, përmes Mitko Cavkov si ministër në MPB, ka arritur që të gjeje punë në DSK për djalin e tij Darko.
Artan Dalipi, familjar nga gruaja e Ali Ahmetit, është punësuar pa konkurs në DSK.
Në vitin 2012 ndaj një politike të këtillë kadrovike kanë reaguar krimonologët e diplomuar nga Universiteti i Manastirit, të cilët mbajtën një protestë para Qeverisë dhe kërkuan nga MPB-ja që të ndaloje me punësimin e personave partiak dhe jo profesional pa konkurse dhe të shpallet konkursi për punësimin e rreth 400 krimonologëve të diplomuar.
Nga MPB atëherë thanë se nuk kanë shpallur asnjë konkurs për punësim, por e pranojnë se kanë kryer punësime individuale sipas nevojës.
Ka edhe më se paku tridhjetë persona të punësuar në DSK që kanë djem, vajza, gra dhe burra të punësuar pa konkurs në DSK ose në MPB.
Por këtë gjë do t`ia lëmë në dorë anëtarëve të Komisionit Shtetëror për luftë kundër korrupsionit, e cila ashtu si ka nisur, ndoshta edhe tërë mandatin e tyre do ta harxhojnë në zbulimin dhe sanksionimin e nepotizmit. /Almakos/