Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër N.R.(27) nga Kërçova dhe L.A.(27) nga fshati Greshnicë, Kërçovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tetë veprave penale “ vjedhje e rëndë në tentim”, veprës penale “ vjedhje e rëndë” dhe veprës penale “ vjedhje”, transmeton Almakos.
Në periudhën nga dhjetori i vitit 2018 deri me 13.02.2019 në rajonin e Kërçovës, në nëntë shtëpi, të paditurit duke e përdorur forcën janë futur brenda dhe kanë vjedhur mjete dhe aparate të ndryshme me çka kanë shkaktuar dëm material prej rreth 100.000 denar.