Me 25.02.2019 rreth orës 12.20 në Stacionin Policor në Gostivar, një banore 22 vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka lajmëruar se ish i dashuri i saj B.D.(22) nga Gostivari disa herë i ka kërkuar para duke e kërcënuar se nëse nuk i jep para dhe stoli prej ari në rrjett sociale do të publikonte fotografi intime, transmeton Almakos.
B.D. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.