Me 24.02.2019 në ora 15.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në një lokal në lagjen Hipodrom në Shkup, gjatë një zënke midis veti,L.J.(64) nga Shkupi me thikë e ka therur në stomak A.A.(39) nga Shkupi, transmeton Almakos.
A.A. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Shën Naum Ohri”. L.J. është arrestuar në Stacionin Policor në Gazi Babë, ndërsa pas zbardhjes së tërësishme të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.