Me 23.02.2019 në ora 12.30 në rrugën magjistrale Kamenica e Maqedonisë-Kocani, te vendi i quajtur “Muri Kanturit”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Fiat Doblo” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga M.N.(61) nga Shtipi dhe veturës së tipit “Jugo” me targa nga Shtipi e drejtuar nga B.P.(49) nga fshati Dullica, Makedonska Kamenica, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi i veturës “Jugo” i cili është dërguar në Spitalin e Shtipit. Është kryer kontroll.