Me 23.02.2019 në ora 16.20 në rrugën lokale në lagjen Teferic në Strugë, F.B.(39) nga fshati Shum, Strugë, duke drejtuar veturën e tipit “Opel astra” me targa nga Struga, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtari 15 vjeçar nga fshati Shumë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë.