Me 22.02.2019 në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 13.50, në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse te personi M.H.(27) nga Gostivari, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa personi është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Gostivar.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.