Me 22.02.2019 në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në pronësi të V.A. nga Lumi i Hekurt, ku momentalisht ka qenë duke qëndruar djali i tij M.A.(43) nga Republika e Serbisë, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 500 gram marihuanë. Paraprakisht me 21.02.2019 M.A. është arrestuar pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Njashtu, pas kryerjes së kontrollit është vërtetuar se M.A. po kërkohet me fletarrest ndërkombëtar nga Republika e Serbisë për mbajtjen e dënimit me burg prej tre deri në tetë vite.
M.A. është arrestuar në Stacionin Policor në Gostivar, ndërsa gjykatësi me procedurë paraprake ia caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve.