Me 21.02.2019 në ora 12.30 në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” në Prilep ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Folksvagen golf” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga R.A.(71) nga Prilepi dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Prilepi e drejtuar nga K.R.(20) nga fshati Berovc, Prilep, transmeton Almakos.
Është lënduar rëndë shoferi R.A., derisa K.R.(20) dhe M.N.(66) nga Prilepi, bashkëudhëtare në “Golf” janë lënduar lehtë.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë të lënduarit janë dërguar në spitalin në Prilep ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.