Me 23.02.2019 në ora 00.50 në udhëkryqin nga rruga regjionale Kumanovë-Shën Nikollë dhe në dalje nga autostrada në ndërtim Shtip-Miladinovci, vetura e tipit “BMV” me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.K.(26) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar në lumin Knezhev, transmeton Almakos.
Gjatë aksidentit janë lënduar rëndë bashkëudhëtarët P.J.(25) nga Shkupi, A.M.(21) nga Kumanova dhe H.I.(20) nga Shkupi. Me veturën e Ndihmës së shpejtë ata janë dërguar në spitalin në Shtip, pas së cilës P.J. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” në Shkup, ndërsa të tjerët janë mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë.