Me 22.02.2019 në ora 09.50 është lajmëruar se është gjetur e vdekur një grua në një arë që gjendet në afërsi të një vendpritje autobusi në fshatin Volkovë, transmeton Almakos.
Në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policor ku është konstatuar se bëhet fjalë për personin M.Gj.(29) nga Shkupi, ndërsa vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurës është dërguar për obduksion.