SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër I.T.(37) nga fshati Botun, Komuna Debarca, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos.
Me 31.07.2013 i padituri, si kryetar i komunës Debarca, në kundërshtim me vendimin e komunës, ka kryer shpërndarjen e 20.000 denarëve te një shoqatë për edukimin e grave në mjedisin rural nga fshati Velmej ku personat përgjegjës janë motra e tij V.A. dhe personi S.A. edhe përskaj asaj që shoqata nuk e ka plotësuar kushtin për zbatimin e aktiviteteve për më pak se gjashtë muaj me çka i ka mundësuar të fitojnë dobi prej 20.000 denarësh duke e dëmtuar buxhetin e Komunës Debarca.