Prefekti i zonës greke Maqedonia Qendrore, Apostolos Xixikostas, thotë se për deri sa ai është në krye të periferisë nuk do të ndryshohen tabelat në të cilat tani shkruan Shkupi për vendin tonë.
Në një intervistë për televizionin grek “Skaj”, XiXikostas i cili vjen nga rradhët e Demokracisë së Re, potencon se ai nuk do ta shfrytëzon emrin Maqedonia e Veriut sepse për të vendi “është dhe do të jetë Shkupi”.
“Nuk ka asnjë mundësi që në periferinë ku unë jam prefekt të vendoset tabelë ku do të shkruhet termi Maqedonia e Veriut. Të jetë e qartë, deri sa unë jam prefekt, në tabelat të rrugëve tona do të shkruan Shkupi”, thotë Xixikostas.