Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Dibër ka ngritur padi penale kundër B.A.(17) nga fshati Papradnik i Madh, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ kërcënim “, transmeton Almakos.
Gjatë muajit dhjetor të vitit 2018 i padituri disa herë i është kërcënuar një vajze adoleshente, me të cilën paraprakisht ka qenë në një lidhje dashurie, se nëse nuk i jep një shumë parash, në rrjetet sociale do të publikoje fotografi me përmbajtje të turpshme.