Me 14.02.2019 në periudhën nga ora 13.30 deri në ora 15.30, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e K.N.(64) nga fshati Gjogji, Tetovë, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 185 plumba për pistoletën e kalibrit 7.62 mm dhe 40 plumba për pistoletë të kalibrit 6.35 mm, për të cilat K.N. nuk ka pasur dokument adekuat.
K.N. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.