Ish deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pas aksidentit të sotëm që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë ku e humbën jetën deri më tani 10 persona dhe janë të lënduar disa të tjerë, transmeton Almakos.
Ibrahimi në rrjetin social në Facebook lutet që Zoti t`u jap shëndet të lënduarve nga ky aksident:
Tragjedi në rrugën Shkup-Tetovë!
Zot i madh, mëshiroji ata që kaluan andej, jepju durim familjarëve të tyre dhe shëndet atyre që janë të lënduar! Amin!