Me 08.02.2019 në ora 12.00 në Stacionin Policor në Kocani, L.L.(31) nga Kocani e punësuar në kopshtin “9 maji” në Kocani ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.30, derisa ka qenë në punë O.C.(33) nga Kocani e ka kërcënuar me jetë atë dhe i ka sulmuar fizikisht punëtorët tjerë, transmeton Almakos.
Zyrtarët policor menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në Stacionin Policor në Kocani është thirrur O.C. dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.