Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup kundër G.Gj.(27), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 06.02.2019 në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë ku ka qëndruar i padituri, ku janë gjetur marihuanë, amfetamin, hashash dhe mjete tjera. Personi është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme.