Me 04.02.2019 në ora 21.40 në bulevardin “ 1 maji” në Manastir, V.T.(43) nga Manastiri, duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Manastiri, e ka goditur këmbësorin E.N.(27) nga Manastiri, transmeton Almakos.
Nga goditja E.N. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.