Zyra e jashtme për punë kriminale në Radovish deri te Prokuroria për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, ka ngritur padi penale kundër D.I.L.(44) nga Radovishi, J.A.(54) nga Shkupi, V.I.(43) nga Shkupi, M.B.T.(31) nga Shkupi, A.Z.(51) nga fshati Sulldurci, Radovish, K.I.(41) nga Radovishi dhe D.G.(55) nga fshati Pokrajce, Radovish, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” e dënueshme sipas nenit 353 lidhur me nenin 45 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, transmeton Almakos.
D.I.L., J.A., V.I. dhe M.B.T. si anëtar të komisionit për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore pas thirrjes publike nga 01.09.2015 për mbledhjen e ofertave për hapësira deri në tre hektar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për disa parcela kanë vepruar në kundërshtim me nenin 25 a qëndrimi 2 dhe neni 25 b nga Ligji për tokë bujqësore.
Për një parcelë në Radovish kanë nënshkruar marrëveshje qiraje të tokës bujqësore me një person nga Radovishi edhe pse për atë parcelë ka pasur marrëveshje të nënshkruar me një person tjetër. Për një parcelë tjetër në Radovish kanë nënshkruar marrëveshje qiraje me një person nga Radovishi edhe pse ajo parcelë ka qenë në pronësi të një personi privat nga Radovishi.
Për dy parcela në fshatin Oraovica kanë nënshkruar marrëveshje qiraje afër lumit dhe për një parcelë në fshatin Podaresh kanë nënshkruar marrëveshje për tokën bujqësore për kultivimin e kulturave bujqësore edhe pse ajo është e shënuar në kadastër për tjera kultura.
I padituri i pestë Z.A., i padituri i gjashtë K.I., i padituri i shtatë D.G., si anëtar të komisionit për vendim të marrëveshjes për qira, të gjithë të punësuar në Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe ujësjellës-Rajoni i Radovishit, pas marrëveshjeve për qira të tokës bujqësore kanë përgatitur një Procesverbal për vendosjen e pajtimit në kundërshtim me nenin 32 nga Ligji për tokë bujqësore, gjegjësisht e kanë bërë pa prezencën e një gjeodeti i regjistruar si tregtar individual, gjeodeti i autorizuar ose shoqëri tregtare për punë gjeodezie, e cila në bazë të elaboratit do të duhej që të shënonte tokën.
Komisioni në bazë të marrëveshjeve të këtilla për qira të tokës bujqësore dhe procesverbalit për pajtim për marrëveshjet e qirasë i kanë mundësuar personave që të kanë dobi pronësore prej 40.293 denar në dëm të buxhetit të Republikës së Maqedonisë.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale