Me 31.01.2019 rreth orës 19.20 është lajmëruar se në Tetovë në bulevardin “Bllagoja Toska “ vetura e tipit “Suzuki maruti” me targa nga Tetova, e drejtuar nga O.M.(22) ka goditur këmbësorët H.M.(19) dhe A.R.(25) nga Tetova, transmeton Almakos.
Këmbësorët e lënduar me veturën e njëjtë janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.