SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër L.A.(29) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike “ si dhe kundër H.E.(33) nga Recica e Vogël, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 15.09.2018 rreth orës 00.30 në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, zyrtarët policor i kanë kontrolluar të paditurit dhe në veturë ku kanë qenë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.