Me 26.01.2019 rreth orës 15.50 në Gjevgjeli, në rrugën “Marshall Tito” në një shitore për prodhimet prej hekuri është shkaktuar një zjarr ku i punësuari L.A.(40) nga Gjevgjelia ka vdekur, ndërsa janë lënduar punëtorët A.J.(46), P.D.(39), V.B.(42), I.Z.(42) të gjithë nga Gjevgjelia dhe M.J.(29) nga fshati Prdejci, transmeton Almakos.
Pas ndihmës mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli, personat janë lëshuar në shtëpi.
Është lënduar edhe V.J.(30) nga Gjevgjelia, i cili pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Arsyeja e zjarrit, sipas njohurive fillestare është eksplodimi i bombolës së gazit të cilën V.J. e ka sjell për ta montuar.
Nga ana e ekipit të zjarrfikësve zjarri është shuar. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.