Me 11.01.2019 në ora 07.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, derisa A.K.(51) nga Shkupi ka hipur nga dyert mbrapa në autobusin e JSP me numër 35 e drejtuar nga Z.P.(55) nga Shkupi, dera është mbyllur dhe A.K. është lënduar rëndë, transmeton Almakos.
Për kontroll A.K. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Po punohet për zbardhjen e rastit.