Dje rreth orës 11.00, në hyrje të fshatit Radushë të Shkupit, uniformat blu i sinjalizuan që të ndalojë automjetit pa targa të tipit “Fiat”, të drejtuar nga 22-vjeçari B.F. nga fshati Radushë.
Shoferi nuk iu bind urdhërit të patrullës policore për të ndaluar dhe makina vazhdoi lëvizjen drejt fshatit. Pas masave të policisë, B.F. u vu re para shtëpisë së tij në Radushë, ku së bashku me babain e tij 56-vjeçar me inicialet N.F. sulmuan pjesëtarin e uniformave blu.
B.F dhe N.F. u privuan nga liria dhe për hetime të mëtejshme janë mbajtur në stacionin e policisë në Gjorçe Petrov. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi adekuate./TetovaNews
Data 16.09.2025
Aktuale
- Programi politik i listës së pavarur “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS” për zgjedhjet komunale
- “Investo minimumi 1 mijë dollarë dhe fiton përjetë”- Si funksiononte skema piramidale “XUEX”! Zbardhen bisedat: Çdo gjë ta mëson ‘profesori’ dhe Joana! Paratë i merr në Kosovë
- Veles, vrau me thikë ish të dashurën dhe babanë e saj, pastaj kreu vetëvrasje
- BDI: Raste të reja konfirmojnë penetrimin e “botës serbe” dhe ndikimit rus në RMV nën qeverinë Mickoski
- VLEN: Mbyllja e deponisë ilegale në Nikushtak – fund një epoke të turpit të BDI-së
- Një person ka djegur disa vetura në një autoservis në Shkup
- EMRI/ Atentat në Kanada, shqiptari ekzekutohet në një qendër tregtare! Gjendet i pajetë në makinë
- Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë lënda “Onkologjia 2” kundër Nino Vasev dhe Nehat Nuhi