Me 07.01.2019 në ora 12.30 është lajmëruar në polici se në rrugën lokale fshati Moran-fshati Oreshanë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës ‘Fiat Punto’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.K.(26) nga fshati Zelenikovë, Shkup, dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.T.(48) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë D.K., ndërsa lehtë janë lënduar V.T. dhe bashkëudhëtarja nga vetura ‘Fiat Punto’, A.S.(35) nga Shkupi, të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitalit të përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.