Me 07.01.2019 në ora 05.00 në Stacionin Policor në Dibër, S.L.(38) nga Dibra ka lajmëruar se në shtëpinë në rrugën ‘Velko Vlahoviq’ në Dibër nga ana e tre personave duke u kërcënuar me armë iu është kryer vjedhje ku iu është marr celulari, ndërsa njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht, transmeton Almakos.
Pas ngjarjes, dhunuesit e kanë lëshuar vendin e ngjarjes.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.