Me 04.01.2019 në ora 20.00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën lokale Kadino-Miladinovci, te ura e Kadiut, ku vetura e tipit “ BMV X5”, me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.N.(45) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos.
Është lënduar S.N., i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.