Me 03.01.2019 rreth orës 18.55 në rrugën magjistrale Shtip-Veles te udhëkryqi Ovce Pole, G.S.(48) nga Shkupi duke drejtuar veturën “Opel Movano” me targa nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin M.G.(57) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë M.G., e cila me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin klinik në Shtip, prej ku është nisur për në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Është kryer kontroll në vendngjarje.