Zëvendës-ndihmës sekretari i Deartamentit amerikan të shtetit, Xhon Salivani ka mbërritur në Shkup gjatë natës, ai sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup ku do të takohet me krerët më të lartë shtetëror. Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane viziton Shkupin në kuadër të turit evropian që parasheh vizita në Bratisllavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë dhe Varshavë.
Salivan, do të qëndrojë në Shkup si funksionar më i lartë i Departamentit shtetëror i cili vjen në vizitë zyrtare që nga viti 2001. Salivan pritet që të diskutojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Departamentit Amerika dhe t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë që të vazhdojë e reformat në vend dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, nga qershori i këtij viti, njofton Alsat-M.