29 Nëntor 2018 / 14:52
Situata me ujin e turbulluar nga sistemi i ujësjellësit të qytetit në Strugë po normalizohet ngadalë. Vlerat e turbullimit tani janë brenda kufijve të lejuar, por nga Qendra Rajonale për Shëndetin Publik në Ohër thuhet se ndalesa për pirjen e ujit mbetet në fuqi.
Në shekullin 21, nuk ka diçka për të cilën nuk ka zgjidhje. Njerëzit shkojnë në Mars dhe dërgojnë makina në hënë. Me rëndësi është sa është çmimi dhe nëse ka kapacitet material dhe njerëzor për atë” – tha Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës për Shëndet publik- Ohër
Derisa struganët luftojnë më shumë se tre ditë me ujin e ndotur, Institucionet kompetente në Strugë arsyetohen se nuk kanë mundur të bëjnë më shumë për të parandaluar një situatë të tillë.
Ndërmarrja publike Proakua, Strugë:
“Në periudhën e kaluar nuk kishte shira një kohë më të gjatë, kështu që niveli i ujit në burime dhe në rezervuarë ra në një pikë kritike. Në dy javët e fundit kjo situatë ka ndryshuar, ku ne dëshmojmë se kishte sasi të mëdha shiu dhe me këtë edhe sasi të mëdha uji, që kanë dalë nga burimet drejtpërsëdrejti në rezervuarë me forcë të madhe, e cila shkaktoi turbullim fizik të ujit dhe nuk na la hapësirë për reagim dhe parandalimin, që kjo mos të ndodhë”
Struganët të revoltuar thonë se është e palejuar një qytet pranë liqenit dhe një lumi si Drini i Zi, të përballet me këtë lloj problemi dhe të mos ketë ujë të pijshëm të pastër.
Miki Trajkovski
Loading…