VMRO-DPMNE-ja opozitare në kumtesë thekson se Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk ndërmarrin asgjë derisa qytetarët helmohen nga ajri i ndotur. LSDM dy vite i trullos qytetarët. Nga opozita premtuan masa urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit, nga pozita në pushtet nuk kanë ndërmarrë asgjë.
Shkupjanët edhe këtë dimër do të thithin ajër të ndotur, ndërsa ajo shihet edhe pas zvogëlimit të 2 milion eurove, mjete të Buxhetit nga shkalla tarifore e mjedisit jetësor.
“Shkupi në 10 ditët e fundit është në majën e listës së qyteteve më të ndotura në Evropë. Stacionet matëse në këtë periudhë të vitit në Shkup tregojnë se niveli i grimcave kancerogjene PM10 është dy-tre herë më i lartë nga e lejuara, që është jashtëzakonisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare dhe personat me sëmundje kronike”, citohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Ndotja enorme është problem të cilin Shilegov premtoi se urgjentisht do ta zgjidh. Shkupjanët nuk duan të dëgjojnë më manipulime. Zaev dhe Shilegov duhet të ikin nga detyra. Joefektiviteti, papërgjegjshmëria dhe paaftësia e funksionarëve të pushtetit nuk guxojnë të jenë arsye për dështim të shtetit dhe vuajtje të qytetarëve.