Arsim Spahiu
Shqiptarët e varrosën VMRO-në Maqedonase, por po shihet qartë se paterica shqiptare e VMRO-së ende nuk po dorëzohet. VMRO-ja shqiptare krejt aktivitetin e vetë e ka koncentruar te gjetja e formave për të shpëtuar krerët e VMRO-së dhe simpatizuesit e saj, që 10 vite me radhë zbatuan projektet më antishqiptare.
Në këtë vijë, sipas mendimit tim është edhe deklarimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili e vlerësoi si kualifikim të rëndë fjalën ‘terrorizëm’ për ngjarjet e 27 prillit.
Meqë qenka ashtu, parashtrohet logjikisht pyetja: Me ua rreh ne shqiptarët maqedonasve Ali Ahmetin, si do të reagonin? A do ta quanin akt terrorist?
Me i dal Ali Ahmetit nja 10-15 djelmosha trima shqiptar dhe me e zhdëp n’dajak, athu si kishin me reagu maqedonasit? I kishin shpall jo terroristë, por ma shumë se terroristë. I kishin shpall edhe ISIS edhe Al Kaeda.
Prandaj maqedonasit duhet ta kuptojnë se ashtu siç do u dhimbsej atyre Ali Ahmeti, ashtu edhe neve shqiptarëve na dhimbset Zijadin Sela dhe çdo politikan tjetër shqiptar që sulmohet mizorisht nga maqedonasit.
Është koha që maqedonasit të reflektojnë dhe të kthillen. Të distancohen nga politikat antishqiptare të Ali Ahmetit, nëse dëshirojnë të kemi bashkëjetesë në Maqedoni sipas modeleve të suksesshme euro-perëndimore.
Maqedonasit duhet ta kuptojnë se deri sa e përkrahin Ali Ahmetin, nuk mund të kenë bashkëjetesë me shqiptarët.