Angazhohemi që t’i përmirësojmë kushtet për punë në Armatë, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila mori pjesë në stërvitjen “Shkëlqimi i Maqedonisë 14” në poligonin e armatës, Krivollak, së bashku me shefin e SHM të ARM-së, gjeneral majori Vasko Gjurçinovski.
“Edhe krahas asaj se edhe armata e jonë ballafaqohet me shumë sfida, realisht, sipas vlerësimeve të të gjithëve në NATO, kjo ishte pjesa për të cilën ishim mirë të përgatitur, për të cilin kishim edhe rezultate dhe për çka kemi krijuar besim. Kjo është rezultat i angazhimit shumëvjeçar të të gjithë juve nga Shtatëmadhoria, deri te të gjitha komandat, deri te secili ushtar. Ashtu që dëshiroj t’ua uroj dhe t’ju them se po angazhohemi t’i që përmirësojmë kushtet për punë, për angazhimin e juaj, ta fillojmë modernizimin real të armatës, të tregojmë se armata kujdeset dhe shteti kujdeset për të gjithë pjesëtarët. Kur organizoni ngjarje të tilla dhe kur paraqiteni në dritën më të mirë, me jepni edhe mua argumente që të kërkoj më shumë, që të siguroj më shumë dhe për këtë shkak urime edhe në emrin e të gjithë tjerëve, me të vërtetë ishte nder dhe kënaqëi për mua që të jem me juve dhe ashtu vazhdoni edhe më tej”, tha Shekerinska para pjesëmarrësve në stërvitje.
Në kuadër të stërvitjes ushtarake “Shkëlqimi i Maqedonisë 14”, sot në poligonin e armatës Krivollak u demonstrua niveli i gatishmërisë ushtarake të një pjese të njësive deklarative të ARM-së – çetë e deklaruar e policisë ushtarake dhe kapacitetet për përkrahje të operacioneve të udhëhequra nga NATO.
Në stërvitjen “Shkëlqimi i Maqedonisë 14” është kryer NATO vlerësim i “nivelit 2” të çetës së deklaruar të Policisë ushtarake, si dhe vlerësim për herë të parë i brendshëm mjekësor i përbërjes deklarative të Spitalit tokësor manovrues me rolin 2.
Në kuadër të stërvitjes, në ditën për mysafirë të lartë, morën pjesë përfaqësues të lartë ushtarako-politikë kombëtarë.