Në qoftë nesër do të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme, dita e votimit do të ishte më 9 Dhjetor. 52 ditë janë të nevojshme që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të përgatisë e gjithë procesin votues, njofton Gostivari Sot.
Në qoftë se do të ketë zgjedhje të parakohshme për çka nevojitet vendim i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për shpërbërje dhe shpallje të zgjedhjeve, pas datës 19 tetor (E premte), atëherë data e mbajtjes së zgjedhjeve do të spostohej për më vonë.
Nga dita e shpërbërjes së përbërjes aktuale të deputetëve dhe shpallja e zgjedhjeve, do të llogaritet afati prej 52 ditëve që KSHZ të zbaton procesin zgjedhor në tërrësi deri në ditën e votimit.
Nëse merret vendim në javën që vjen, atëherë zgjedhjet do të mbaheshin më 16 Dhjetor, me qëllim që KSHZ t’i jepet afati kohor për zbatimin dhe realizimin e procesit.
Ende nuk dihet se si do të rrjedhin zhvillimet politike në vend. Në qoftë se nuk miratohen ndryshimet e parapara kushtetuese, konform Marrëveshjes së Prespës, mbetet në opsion mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Flaka