Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillohet të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë. Dy pikë-pagesat e reja në Demir Kapi dhe në Gjevgjeli janë duke u ndërtuar dhe duhet të përfundojnë deri në fund të prillit.
Por, përveç këtyre dy pikë-pagesave të reja, janë planifikuar edhe tri në autostradat e reja. Vitin e ardhshëm taksë rrugore do të paguhet edhe në dy pikë-pagesa rrugore që do të vendosen në autostradën Milladinovc-Shtip, ndërsa një pikë-pagesë është parashikuar në autostradën Kërçovë-Ohër, pasi që të ndërtohet.
Cili do të jetë çmimi i pikë-pagesave të reja do të përcaktojë Qeveria sipas kilometrazhit dhe kategorizimit të rrugës. Por, drejtori shprehet se të gjitha paratë që do të mblidhen do të ri-investohen në cilësinë e infrastrukturës. Sipas tij, pasi të përfundojë ndërtimi i të gjitha autostradave dhe rrugëve të shpejta do të shpenzohen nga rreth 100 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e tyre.