Në Maqedoni konsumohet ushqim i sigurt, për këtë ekzistojnë programe që monitorojnë, si dhe program i posaçëm për ushqim të sigurt të ndarë në shumë segmente. Të gjitha analizat e deritanishme tregojnë se në Maqedoni konsumohet ushqim kualitativ konkretisht i sigurt, deklaroi Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Atanasov, njofton Medial.mk.
“Në periudhën prej janari e deri më tani janë kryer rreth 33.500 kontrolle nëpër objekte. rekomandimet e shpeshta të qytetarëve janë rreth higjienës dhe skadimit të afatit të produkteve, deklaroi Atanasov në shënimin e manifestimit tradicional 16 tetorit, Ditës ndërkombëtare të ushqimit.