“Nga ju kërkoj që të informoni Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar integritetin fizik të deputetëve pavarësisht nga cila parti politike ata vijnë dhe për të informuar Zyrën e Prokurorit Publik Themelor sipas detyrës zyrtare për të hetuar të gjitha kërcënimet drejtuar deputetëve”, shkruan në letër deputetja Remenski, nëkryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, përcjell Medial.mk.
Ndërkaq, më shumë se një vit, mjedisi shoqëror në të cilin deputetët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të shprehura publikisht për jetën e tyre, sigurinë e familjeve të tyre, fëmijëve dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe shantazhe nëpër rrjetet sociale është shqetësuese për më shumë se një vit. E gjithë kjo, individualisht dhe kolektivisht ndikon në ndjenjën e sigurisë së deputetëve dhe lirinë e tyre në zbatimin e të drejtës kushtetuese të garantuar ligjërisht për të vendosur dhe votuar në Kuvend, shkruan më tej Remenski.