9 Tetor 2018 / 16:23
70 për qind e lodrave në treg janë me mbetje helmuese. Kështu tregojnë të dhënat e analizës së kryer nga OJQ-ja “Gazetarët për të drejtat e njeriut” në dy qytete Shkup dhe Manastir. Nga 150 lodra të testuara, 95 prej tyre kanë rezultuar me mbetje toksike. Nga kjo OJQ thonë se 17 ndërmarrje janë të regjistruara dhe kanë të drejtë importin e lodrave të brenduara por vetëm 4 prej tyre importojnë lodra të sigurta dhe ekologjike.
Në Maqedoni shiten shumë pak lodra të sigurta ose të brenduara. Rreth 70 për qind e lodrave në treg janë të pasigurta, shiten nëpër tregje të hapura, nuk kanë deklaratë të duhur dhe nuk kanë informacione të duhura për përmbajtjet kimike dhe fizike të tyre. Duhet të mësojmë se çfarë duhet të përmbajnë lodrat dhe të kemi kujdes se çfarë blejmë”- tha Natasha Dokovska nga OJQ – “Gazetarët për të drejtat e njerëzve”.
Dokovska kërkon që Institucionet shtetërore, kompetente të merren seriozisht me këtë çështje. Nga kjo Organizatë paralajmërojnë se do të testojnë edhe zërin e lartë që lëshojnë disa lodra, për çka dyshohet se dëmtojnë dëgjimin tek fëmijët.
Elmedina Aliji