Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas, për referendumin thotë se ata që kanë votuar duan që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, njofton Portalb.mk.
“Edhe pse shumë persona do të kishin dashur dalje më të madhe, gëzohem që shumica e atyre që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike, kanë votuar për Marrëveshjen me Greqinë. Ata duan që vendi i tyre të vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe të zgjidhet kontesti 27 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë. Është mirë që pas referendumit konsultativ, tani për marrëveshjen do të diskutohet në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Mas.
Ai i ftoi të gjitha forcat politike në Shkup dhe Athinë, t’i shfrytëzojnë mundësitë e marrëveshjes historike dhe ta zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh. Sipas tij, Marrëveshja i përforcon lidhjet ndërfqinjësore mes dy shteteve dhe kontribuon në stabilitetin e Ballkani Perëndimor dhe e largon pengesën për afrimin e Shkupit drejt BE-së dhe NATO-s.