Nga fillimi i procesit të votimit në ora 7 dhe deri në ora 11, vetëm 4 qytetarë janë ankuar për të drejtën e tyre të votës. Në konferencën për media, zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska njoftoi që fjala është për ankesa sa i përket mospranisë në listën zgjedhore.
“Ankesat janë në procesim dhe qytetarët do të marrin përgjigje”, tha Guguçevska raporton Flaka.
Gjatë këtij procesi, të drejtë për parashtrimin e ankesave qytetarët mund të bëjnë për të drejtën e tyre personale për të votuar, si dhe ankesa për procesin e votimit dhe sumimit të rezultateve. Flaka