Në Komunën e Dibrës deri në orën 9:00 të drejtën e votës e realizuan 196 persona, nga gjithsejt 18.318 votues të regjistruar, apo 1,1 për qind.
Sipas Elmira Bakallit, kryetare e Komisionit komunal zgjedhor, votimi në të gjitha 27 vendvotimet po zhvillohet pa probleme.
Pa probleme po zhvillohet edhe votimi në 16 vendvotimet në Komunën Qendër Zhupë.
Në këtë komunë, sipas kryetarit të KKZ-së, Eran Zyber, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 6.686 persona me të drejtë vote. Deri në orën 9 votuan 148 persona apo 2,2 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
Kryetarët e komisioneve zgjedhore në dy komunat, vlerësojnë se jehona e vogël është e zakonshme për orët e mëngjesit, Ata presin dalje më të madhe më vonë, posaçërisht në orët e pasdites.