307 vëzhguesit e CIVIL, në fillim të raportit për referendumin kanë hetuar disa lëshime në procesin zgjedhor, transmeton Almakos.
Kjo njësi organizative informoi se në disa vendvotime në komunën Petrovec nuk punojnë llampat e dorës. Në disa komuna të Shkupit është vonuar me hapjen e vendvotimeve. Ato vendvotime ku vonesa është më e gjatë se 15 minuta, janë të obliguar që ta vazhdojnë votimin për aq kohë sa është vonuar hapja e vendvotimeve.
Njashtu, CIVIL ka hetuar edhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në një numër të madh të komunave. Grafite ka në vend ndërtesat e shkollave ku po realizohet votimi në Jegunovc dhe Petrovec./Almakos/