Me kohë janë hapur të gjitha 167 vendvotimet në Kumanovë, informoi kryetari i KSHZ-së, Zvonimir Nikolovski. Për të drejtën e votimit në referendum nga Kumanova janë 92.560 votues, transmeton Almakos.
Edhe në Likovë ka nisur votimi, informuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Sipas kryetarit të KSHZ Likovë, Lirim Shabani, të drejtën e votës e kanë 25.200 persona që do të votojnë në 36 vendvotime.
Në Komunën Nagorican i Vjetër, informoi Dragan Jovanovski, kryetar i KSHZ-së, me kohë janë hapur 38 vendvotime. Në këtë komunë të drejt vote kanë 3363./Almakos/