Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve, partive politike dhe simpatizantëve të tyre, që t’i respektojnë ligjet, të distancohen nga prishja e rendit dhe e qetësisë dhe çfarëdo lloj prishje të fshehtësisë së votimit, siç është fotografimi apo xhirimi, informon MEDIAL.
“Çdo sjellje në kundërshtim me ligjet, Ministria e Brendshme nuk do ta tolerojë dhe do të veprojë në përputhje me ligjet. Ministria e Brendshme do të ndërmarrë gjithçka që është e nevojshme që të dielën më 30 shtator qytetarët në mënyrë të qetë dhe pa pengesa ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për deklarimin e lirë të vullnetit të tyre qytetar”, thuhet në apelin e MPB-së.