Komisioni i përkohshëm i formuar nga Prokuroria Publike e R.M. do t`i ndjek parregullsitë e mundshme gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit, transmeton Almakos.
Në Komision janë të anëtarësuar nga një prokuror publik nga katër prokuroritë e larta dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.
Qëllimi i këtij komisioni është që të potencohet lufta kundër veprave penale të lidhura me procesin zgjedhor dhe votimin dhe të jap kontribut në parandalimin e parregullsive.
Nga ky Komision thuan se nëse opinioni sheh parregullsi gjatë votimit t`i dërgojnë ankesat në adresën [email protected]/Almakos/