Ministria e punëve të brendshme i njofton qytetarët se në të gjitha repartet për punë administrative do të punojnë edhe sot ( 30 shtator 2018), transmeton Almakos.
Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve, sipas procedurës ligjore do të miratohen urgjentisht në të gjitha repartet regjionale për punë administrative në ministrinë e punëve të brendshme, vetëm nëse bartësi nuk posedon dokument biometrik.
“Sot në ditën e referendumit, repartet për punë administrative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve nga ora 7 në mëngjes deri në ora 19 në mbrëmje”, informuan nga MPB-ja./Almakos/