Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës Nezavisen, presidenti i Maqedonisë George Ivanov, në takimin e paradokohshëm me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se në ditën e referendumit nuk do të jetë në Shkup, si përgjigje ndaj vërejtjeve të Stoltenbergut se përfaqësues të kreut shtetëror nuk do të duhej të paraqiten me qëndrime aq të ashpra lidhur me referendumin dhe marrëveshjen për emrin, që paraqesin akt historik dhe përcaktim strategjik për vendin. Presidenti i shtetit gjoja i ka thënë Stoltenbergut se durimi i maqedonasve është kah fundi dhe se në çdo moment mund të ju “mbushet kupa” për shkak të gjitha kompromiseve që janë bërë viteve të fundit, siç janë Marrëveshja kornizë dhe marrëveshja me Greqinë, transmeton Gazeta Lajm. Ndaj vërejtjeve të sekretarit të përgjithshëm se në periudhën vijuese do të ketë zhvillime të shumta rreth Kosovës dhe është mirë që Maqedonia sa më shpejtë të futet nën ombrellën e NATO-s, Ivanov gjoja është përgjigjur bashkësia ndërkombëtare duhet të kujdeset për Kosovën, e jo të brengoset për Maqedoninë.
Data 21.07.2025
Aktuale
- Vjedhja e ujit në Prishtinë: Aksionet e Ujësjellësit për t’i dënuar rreth 3 vjet burg
- U kap në Rinas me drogë në çantë, arrestohet 25-vjeçarja belge, i gjendet amphetamine në tentativë për të dalë nga vendi
- Ukraina, Rusia dhe gjëza e madhe në mendjen e Donald Trumpit
- Shkollat e zbrazura të shndërrohen në shtëpi për pleq – Qeveria e Maqedonisë mund të ndryshojë veprimtarinë e objekteve arsimore
- Bujar Osmani: Zgjedhjet lokale do të jenë një referendum, duan të zhbëjnë shqiptarët
- Taravari mysafir i ish ambasadorit William Walker në SHBA
- Kapen cigare, duhan dhe makina për mbushje të cigareve! Arrestohet 45-vjeçari nga Bogovina
- Manastirliu: Mundësi për të ecur drejt universitetit 4.0, falë punës së Bordit të Akreditimit