Edhe një e dhënë që tregon se rënia e natalitetit në Kumanovë po merr përmasa alarmante. Për herë të parë sivjet në këtë qytet numri i nxënësve që janë regjistruar në vit të parë të shkollës së mesme është më i madh se numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë të shkollave fillore.
Sipas të dhënave zyrtare, në shkollat fillore të Kumanovës sivjet janë regjistruar 1160 nxënës në klasë të parë, kurse në vit të parë të shkollave mesme janë regjistruar 1270 nxënës, shkruan Gazeta Lajm.
Në pesë shkollat e mesme në Kumanovë, për vitin e parë këtë vit janë regjistruar 1270 nxënës, që është numër dukshëm më i vogël në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës.
Interes më të madh ka tek shkolla mjekësore dhe gjimnazi, ndërsa interesi më i vogël është tek drejtimi tekstil.
Në shkollën e mesme “Pero Nakov” këtë vit janë regjistruar 141 nxënës që është më pak në krahasim me vitin e kaluar kur u regjistruar 192 nxënës. Ulje të madhe të numrit të nxënësve është shënuar në paralelen në gjuhën shqipe.
Numër i ulët i nxënësve është shënuar edhe në shkollën e mesme “Nace Bugjoni” – 508, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 514 nxënës.
Në shkollën “Kiro Burnaz” këtë vit janë regjistruar 131 nxënës që është për 7 nxënës më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në gjimnazin “Sami Frashëri” ka 3 nxënës më shumë se vitin e kaluar. Në gjimnazin “Goce Dellçev” janë regjistruar 33 nxënës më shumë se vitin e kaluar.
Data 21.07.2025
Aktuale
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Lafçiski, vizitë në Turqi
- Zjarret në Shqipëri/ 23 vatra brenda 24 orëve, 7 ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Rreziku mbetet i lartë në disa qarqe
- Vjedhja e ujit në Prishtinë: Aksionet e Ujësjellësit për t’i dënuar rreth 3 vjet burg
- U kap në Rinas me drogë në çantë, arrestohet 25-vjeçarja belge, i gjendet amphetamine në tentativë për të dalë nga vendi
- Ukraina, Rusia dhe gjëza e madhe në mendjen e Donald Trumpit
- Shkollat e zbrazura të shndërrohen në shtëpi për pleq – Qeveria e Maqedonisë mund të ndryshojë veprimtarinë e objekteve arsimore
- Bujar Osmani: Zgjedhjet lokale do të jenë një referendum, duan të zhbëjnë shqiptarët
- Taravari mysafir i ish ambasadorit William Walker në SHBA